Qendrat e votimit në Moskë janë hapur të shtunën në mëngjes, në ditën e dytë të votimeve për zgjedhjet presidenciale, të cilat sigurt do t’ia zgjasin mandatin Vladimir Putinit edhe për gjashtë vjetët e ardhshme.
Të premten që ishte edhe dita e parë e votimeve, dhjetëra raste të vandalizmit janë raportuar në qendrat e votimit, përfshirë një bombë me zjarr dhe disa njerëz që derdhnin lëng të gjelbër në kuti votimi - një shenjë e dukshme nderi për liderin e ndjerë të opozitës Alexei Navalny, i cili në vitin 2017 u sulmua nga një sulmues që spërkati ngjyrë jeshile në fytyrën e tij.
Votimi do të zhvillohet deri të dielën në qendrat e votimit në të gjithë 11 zonat kohore të vendit, në rajonet e aneksuara ilegalisht të Ukrainës dhe në internet. Putin e hodhi votën e tij në internet, sipas Kremlinit.
Zgjedhjet po mbahen në sfondin e një goditjeje të pamëshirshme që ka gjymtuar median e pavarur dhe grupet e shquara të të drejtave dhe i ka dhënë Putinit kontrollin e plotë të sistemit politik.
Po ashtu, ato po mbahen në kohën kur lufta ruse në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi
-
Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet
-
Ukraina ka nisur sulmin më të madh ndaj Moskës në dy vjet, thotë Rusia
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit