Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë sulmet mes Izraelit dhe një grupi palestinez

Izraeli ka kryer sulme të reja në disa lokacione në Gaza, derisa militantët shtuan sulmet me raketa pas vrasjes së një prej udhëheqësve të tyre.

Izraeli tha se forcat ajrore dhe tokësore goditën vendet e përdorura nga grupi palestinez “PIJ”. Më shumë se 150 raketa janë gjuajtur drejt Izraelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhuna u përshkallëzua pasi Izraeli vrau komandantin Baha al-Ata, transmeton KTV. Ndërsa, edhe katër palestinezë të tjerë u vranë.

Dhjetëra izraelitë janë trajtuar për lëndime si rezultat indirekt i zjarrit nga raketat, thonë mjekët izraelitë.

E Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se rreth 30 palestinezë u plagosën nga sulmet e fundit.