Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Ekuador

Përleshjet e dhunshme kanë vazhduar edhe më tutje në kryeqytetin e Ekuadorit, mes zemërimit të popullatës për masat shtrënguese.

Shpresat për ndaljen e trazirave më të këqija në Ekuador në të paktën një dekadë, u zbehën ndërsa përleshjet mes policisë dhe protestuesve kundër masave shtrënguese, vazhduan edhe në ditën e dhjetë në Quito, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me gjithë ofertat e Kombeve të Bashkuara për t’i ndërmjetësuar bisedimet pesë ditë më parë, presidenti Lenin Moreno dhe organizatorët e protestave ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Presidenti Moreno ka refuzuar në mënyrë të përsëritur ta rikthejë një subvencion të vjetër të karburanteve, e që është kërkesa kryesore e protestuesve që thonë se heqja e tij ndëshkon në mënyrë disproporcionale të varfrit.