Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e fuqishme në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, kanë thënë zyrtarët e emergjencës.
Pamjet tregojnë një përrua uji me baltë dhe mbeturina që rrjedhin nëpër një rrugë kodrinore në lagjen veriore La Gasca, duke fshirë kështu makina dhe motoçikleta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, të paktën 15 persona kanë mbetur të lënduar, kanë bërë të ditur zyrtarët. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet.
Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet të hënën.
"Unë pashë se si rryma e ujit mori një burrë dhe një fëmijë. Ishte e tmerrshme," u citua të thoshte një banor për gazetën ekuadoriane, El Universo.
Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët tre viktima. Shërbimet publikuan gjithashtu një video dramatike që tregon shkatërrimet e shkaktuara nga përmbytjet.
?Debido al aluvión en el sector de la Gasca, desde la Sala de Operaciones se coordinó el despacho de recursos de @BomberosQuito, @CruzPichincha, @Salud_CZ9, @PoliciaEcuador.
— ECU 911 Quito (@ECU911Quito) February 1, 2022
Personal de @AMT_Quito informa que existen vías cerradas. ⚠️
Al momento, se reportan 3 fallecidos. pic.twitter.com/TXiKO9HWl2