Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëshqitje vdekjeprurëse e dheut në Ecuador

Një rrëshqitje e madhe dheu e shkaktuar nga reshjet më të mëdha të shiut në Ekuador për gati 20 vjet, ka lënë të vdekur të paktën 16 njerëz në kryeqytetin, Quito, thonë zyrtarët.

Baltë dhe shkëmbinj u hodhën poshtë shpateve të vullkanit Pichincha, i cili ka pamje nga qyteti. Një terren rekreacioni u përfshi, si dhe tetë shtëpi dhe makinat u fshinë nën rrëshqitje.

Të paktën 46 persona u lënduan.

Ekspertët e motit thanë se sasia e shiut që goditi malin ishte pothuajse 40 herë më shumë se sa ishte parashikuar.

"Pashë sesi rryma mori një burrë dhe një fëmijë. Ishte e tmerrshme", tha banori Belén Bermeo, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë shtëpitë dhe rrugët e mbuluara nga balta, pasi zyrtarët thonë se 16 persona janë ende të zhdukur.

Edhe Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë Botë 9 muaj më parë Mbi 60 të vdekur e 65 të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm në Meksikë

Shërbimet e urgjencës publikuan një video dramatike që tregon shkatërrimet e shkaktuara nga përmbytjet.