Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vatikani padit 10 persona përfshirë edhe një kardinal, të dyshuar për krime financiare

Vatikani ka paditur 10 persona, përfshirë edhe një kardinal italian, të dyshuar për krime financiare, duke përfshirë këtu korrupsion, zhvatje, mashtrim, falsifikim, përvetësim dhe abuzim të pozitës zyrtare.

Hetimet të cilat kanë nisur qysh në korrik të vitit 2019, dhe që janë kryer nga Vatikani në bashkëpunim me autoritetet italiane, kanë zbuluar një rrjet të gjerë të lidhjeve midis operatorëve të tregut financiar të cilët gjeneruan humbje të konsiderueshme për financat e Vatikanit", ka bërë të ditur Vatikani.

Kardinali Giovanni Angelo Becciu është akuzuar për “përvetësim dhe abuzim të pozitës dhe po ashtu për ryshfet”. Sipas akuzës, Becciu dyshohet se ka përdorur para nga Vatikani për të përfituar bizneset e dy vëllezërve të tij, thekson një raport i detajuar i publikuar nga Vatican News, gjë që e ka shtyrë Papën që ta përjashtonte atë, vitin e kaluar, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Becciu i cili mbante pozitë të fuqishme në Vatikan, i ka mohuar akuzat duke shtuar se është viktimë e konspiracionit kundër tij.

Becciu i cili është 73 vjeç ishte emëruar kardinal nga Papa Françesku në vitin 2018, duke u bërë më pas edhe drejtues i zyrës që mbikëqyr shenjtërimet e shenjtorëve.

Edhe Ish-këshilltari i Papës dënohet me pesë vjet e gjysmë burgim Botë Ish-këshilltari i Papës dënohet me pesë vjet e gjysmë burgim

Nga viti 2011, ai shërbeu si "zëvendësues" në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit, një pozicion i fuqishëm i ngjashëm me shefin e stafit.

Aktivitetet e dyshuara të paligjshme të gjetura nga hetimi, kanë të bëjnë me investime duke përdorur para bamirësie për "aktivitet financiar jashtëzakonisht të rrezikshëm" për përfitime personale, të cilat përfshijnë një investim në industrinë e karburanteve fosile në Angola, që mund të arrijnë në më shumë se 200 milion, sipas një raport të hollësishëm nga Vatican News.