Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-këshilltari i Papës dënohet me pesë vjet e gjysmë burgim

Një gjykatë e Vatikanit dënoi të shtunën një ish-kardinal me pesë vjet e gjysmë burgim për krime financiare, shkruan BBC.

Angelo Becciu ishte përfshirë në një marrëveshje të diskutueshme për të blerë një pronë luksoze në Londër me fondet e kishës, që dyshohej se ishte si një investim. Ai akuzohej edhe për përvetësim dhe shpërdorim detyre.

Avokati i tij Fabio Viglione ka thënë se do ta apelojë vendimin.

Becciu u emërua kardinal në vitin 2018 dhe dha dorëheqjen në shtator 2020 pas hetimit për këtë marrëveshje.

Becciu ka shërbyer për gjashtë vjet si zëvendësues për punët e përgjithshme - zyrtari i dytë më i lartë - në Sekretariatin e Shtetit të fuqishëm të Vatikanit.

Edhe Sarkozy dënohet me pesë vjet burgim Botë Sarkozy dënohet me pesë vjet burgim

Në këtë pozicion, ai takohej çdo ditë me Papën dhe ishte një nga ndihmësit e tij më të besuar.

Në këtë periudhë ndodhi edhe skandali i marrëveshjes së pronave. U pagua me fonde off-shore dhe zyrat e sekretariatit u bastisën vitin e kaluar. Policia e Vatikanit sekuestroi dokumente dhe kompjuterë.