Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Valë tropikale godet Europën, temperatura të larta nga Londra deri në Siberi

E gjithë Europa është goditur nga temperatura të larta, tropikale, ndërsa në Britani dje është shënuar dita më e ngrohët në qershor gjatë 40 vjetëve të fundit, transmeton Koha.net raportimin e medieve botërore.

Ndërsa në Portugali lufta e me zjarret, që morën së paku jetën e 64 personave, ka zgjatur deri mbrëmë. Zjarre, si pasojë e temperaturave të larta, sigurisht edhe e pakujdesisë së faktorit njeri, raportohet se kanë shpërthyer edhe në Kroaci, ndërsa vala e temperaturave të larta ka arritur edhe në Itali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Britani, ku janë shënuar temperatura rekord të larta, në jug të Londrës është shkrirë rruga, të cilën motoçiklistët e kanë krahasuar me çokollatën në rreze të diellit.

Edhe në Siberi po ashtu ka arritur vala e temperaturave të larta, deri 37 gradë në qytetin Krasnojask.