Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase Turkovac kundër COVID-19 ka marrë miratim për përdorim emergjent nga autoritetet e këtij vendi, njofton agjencia AA.
"Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19", tha ministri Koca.
Në adresimin në hapësirën e organizuar industriale në qytetin Sanlıurfa, ku përmes video-lidhjes mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ministri Koca tha se është i kënaqur që po jep lajmin e mirë të cilin populli e priste.
"Që nga sot kemi filluar prodhimin. I nderuar president sot ndodhemi në Şanlıurfa, në një prej qendrave tona ku bëhet prodhimi. Kemi një vaksinë që është zhvilluar 100 për qind vendase nga shkencëtarët tanë turq. Në këtë mënyrë nga sot jemi bërë një nga nëntë vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19", tha ministri Koca.
Lidhur me prodhimin e vaksinës Turkovac, presidenti Erdogan tha se "do të ndiejmë kënaqësi që vaksinën tonë ta ndajmë me gjithë njerëzimin".
"Vaksina jonë Turkovac është një simbol i përpjekjeve tona për të mbrojtur popullin tonë nga pandemia në mënyrën më efektive", u shpreh ai. /AA