Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Vaksinën Turkovac do ta ndajmë me gjithë botën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia do ta sigurojë vaksinën e saj vendase anti-COVID, Turkovac, për të gjithë njerëzimin në botë.

Duke folur gjatë një interviste televizive për kanalin e lajmeve A Haber, presidenti Erdogan u shpreh: "Unë e di që disa nga qytetarët tanë prisnin produktit tonë për t'u vaksinuar", duke i nxitur ata që tani të vaksinohen me vaksinën vendase Turkovac.

Që në fillim të zhvillimit të vaksinës, Erdogan është zotuar se do ta bëjë të disponueshme vaksinën globalisht, duke thënë se ajo do të përdoret për të përfituar mbarë njerëzimi.

Pasi vaksina u zhvillua dhe u testua për muaj, të mërkurën Turqia njoftoi se vaksina e prodhimit vendas kundër COVID-19, Turkovac, u miratua për përdorim urgjent.

Vaksina do të jetë në përdorim të gjerë që nga java e ardhshme.

Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka administruar më shumë se 128 milionë doza të vaksinave anti-COVID që nga fillimi programit të imunizimit në janar.