Vaksina e parë në botë kundër malaries do të filloj në vitin 2018, fillimisht në Gana, Kenia dhe Malavi, në vendet ku më së shumti njerëzit preken nga malaria.
Vaksina RST, S trajton sistemin imunitar duke sulmuar parazitët malaries që përhapen nga pickimi i mushkonjave, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se kjo vaksinë do të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë të njerëzve.
Vaksina do të jepet 4 herë, një në çdo tre muaj më pas doza e fundit 18 muaj më vonë.
Fillimisht do të përfshihen më shumë se 750.000 fëmijë nga pesë deri 17 muajsh.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit humbin jetën 429 mijë njerëz nga malaria.
Artikuj të ngjashëm
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
Tri vaksina kundër Ebolas po zhvillohen mes frikës në rritje për përhapjen e shpërthimit
-
Mungon vaksina kundër rotavirusit, nëse foshnjat s’e marrin me kohë s’munden më vonë
-
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
-
Vaksina kundër HPV ul në zero numrin e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës