Fëmijët në pjesën më të madhe të Afrikës do të vaksinohen kundër malaries në një moment historik në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.
Malaria ka qenë një nga plagët më të mëdha mbi njerëzimin për mijëvjeçarë dhe kryesisht vret foshnjat.
Të kesh një vaksinë - pas më shumë se një shekulli përpjekje - është ndër arritjet më të mëdha të mjekësisë.
Vaksina - e quajtur RTS, S - u vërtetua efektive gjashtë vjet më parë, shkruan BBC.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së tha se ishte "një moment historik".
Edhe
Vaksina e re kundër malaries del të jetë 77% efektive
"Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim për shkencën, shëndetin e fëmijëve dhe kontrollin e malaries."
Përdorimi i vaksinës "mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë të rinj çdo vit", tha ai.