Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vajza me nëntë shpirtra

Vetëm 18 vjeçe, Sherru Denness është diagnostikuar me një numër sëmundjesh mendore, përfshirë edhe çrregullim personaliteti dhe çrregullim prej hiperaktivitetit që shkaktojnë mungesë të vëmendjes.

Në shtatë prej nëntë tentimeve për vetëvrasje, që ndodhën brenda një harku kohor prej dhjetë ditësh në nëntorin e kaluar, ishte lodhur me shpirt. Një herë përdori një grup të madh ilaçesh, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ajo ishte dërguar në shtëpi, pasi mjekët kishin konsideruar se mund t’i merrte ilaçet edhe në shtëpi nën kujdesin e prindërve.

Por kësaj here plani do t’i shkonte krejt ndryshe.

“Kur keni krizë të shëndetit mendor, duket sikur gjithçka po shkon kundër jush”, thekson Denness. Situata po bëhej e papërballueshme. “Dhe njëherë dëgjova Kieranin që po më thoshte në mendje se duhet të largohem nga shtëpia”. Kieran është një prej zërave që i dëgjon Sherry – është zëri më i tmerrshëm, shton ajo.

“Kur jam në atë gjendje është e zorshme që ta mbledh veten dhe të mos i dëgjoj këta zëra dhe të mos më duken realë. E dëgjoj atë në vesh sikur ndonjë person të vërtetë. Ai më thotë: ‘Kurrkush nuk të do, kurrkush nuk të do, më mirë është të vdesësh’” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm