Isabel dos Santos, gruaja më e pasur e Afrikës dhe vajza e ish-presidentit të Angolës, është akuzuar për përvetësim dhe pastrim parash nga prokurorët në Angola.
Prokurori i Përgjithshëm tha se akuzat lidhen me kohën e saj si drejtuese e kompanisë shtetërore të naftës, Sonangol, transmeton KTV. Ai i bëri thirrje dos Santosit të kthehet në Angola dhe të përballet me akuza të mundshme penale.
Dos Santos, së fundmi, i ka mohuar akuzat për korrupsion. Miliarderja, e cila aktualisht jeton në Mbretërinë e Bashkuar, i tha gjithashtu BBC-së se po mendon të kandidojë për t’u bërë presidente e Angolës.
Prokurorët janë duke kërkuar të rikthejnë 1 miliard dollarë që dos Santos dhe bashkëpunëtorët e saj dyshohet se i detyrohen shtetit.
-
Vajza e ish-presidentit të Angolës, gruaja më e pasur e Afrikës, akuzohet për korrupsion
-
FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
-
Gruaja e kryeministrit spanjoll në gjyq për korrupsion
-
Igli Tare nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash
-
Gruaja e kryeministrit spanjoll akuzohet për korrupsion