Ushtria e Ukrainës ka thënë se trupat e saj kanë rimarrë mbi 3000 kilometra katrorë tokë, gjatë një kundërofensive në lindje, raporton BBC.
Nëse konfirmohet kjo, atëherë i bie që forcat ukrainase kanë trefishuar tokat e rimarra gjatë 48 orëve.
Të enjten mbrëma presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka rikthyer 1000 kilometra katrorë të tokave që ishin pushtuar nga Rusia. Ndërsa të shtunën mbrëma tha se kjo shifër ka arritur në 2000 kilometra katrorë.
Trupat ukrainase kanë rikthyer qytetet Izyum dhe Kupiansk, si dhe Balaklyian.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky thotë se Ukraina ka rimarrë 2000 kilometra katrorë territor
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Ukraina pretendon se ka marrë nën kontroll 1000 kilometra katrorë të territorit rus
-
Rusia pretendon se ka fituar më shumë territor në Ukrainë
-
Blinken: Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit të zaptuar nga Rusia