Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Blinken: Ukraina ka rimarrë 50 për qind të territorit të zaptuar nga Rusia

Antony Blinken

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Ukraina ka rimarrë rreth 50 për qind të territorit që ia ka zaptuar Rusia, ndonëse kundërofensiva e Kievit, sipas tij, do të zgjasë disa muaj.

Komentet e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bënë pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”.

Putin e bëri këtë vlerësim teksa priti aleatin e tij të ngushtë, udhëheqësin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për bisedime në Shën Petersburg, të dielën. Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj të shumëpritur muajin e kaluar.