Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria ukrainase po përparon në verilindje të Kharkivit

Kharkiv

Ushtarët ukrainas po vazhdojnë të përparojnë në veri dhe verilindje të Kharkivit, ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale të qytetit verilindor.

Oleh Syniehubov i tha televizionit ukrainas të martën se luftimet janë duke u zhvilluar në verilindje të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, në drejtim të qytetit të Vovchanskut, përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë.

Qyteti është bërë një rrugë furnizimi për forcat ruse, derisa ato përpiqen të mbajnë ofensivën e tyre në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut në jug. Ndërprerja e kësaj linje furnizimi mund të rrezikojë aftësinë e rusëve për të përforcuar ofensivën e tyre ndaj Slovianskut dhe Kramatorskut, shkruan BBC-ja të martën.

“Luftime aktive po zhvillohen në vendbanimet në veri të rajonit. Armiku është i fokusuar në mbajtjen e pozicioneve. Trupat tona duhet t’i zmbrapsin ata në çdo pëllëmbë të territorit tonë”, ka thënë ai.

Syniebuhov shtoi se përparimet e Ukrainës kishin ndihmuar reduktimin, por jo eliminimin e sulmeve të artilerisë ruse në Kharkiv. Kishte “heshtje relative për dy javët e fundit”, tha Syniebuov. “Megjithatë, armiku ndonjëherë godet me goditje artilerie”.

Të hënën pati sulme në distriktet Saltivka dhe Shevchenkivskyi afër Kharkivit, shtoi Syniebuhov.

Edhe Të paktën gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv Botë Të paktën gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv

“Dy persona u vranë dhe nëntë u plagosën në 24 orët e fundit”, tha ai.

Syniebuhov tha se bombardimet ruse në pjesët tjera të rajonit të Kharkivit vazhduan.