Situata në qytetin e Mariupolit në Ukrainë është shumë e vështirë, ka thënë se një zëdhënës i Rojës nacionale ukrainase të enjte, duke shtuar se ushtria nuk do ta dorëzojë qytetin.
“Ushtarët e Rojës Nacionale të Ukrainës, bashkë me forcat e armatosura do të vazhdojnë ta mbrojnë qytetin”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se “ushtria ukrainase nuk do ta dorëzojë qytetin dhe do të luftojë me forcat okupuese. Ushtria gjithashtu do të vazhdojë të shkatërrojë grupet e sabotazhit në Mariupol”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm