Ministria e Mbrojtjes në Kolumbi ka përjashtuar 11 zyrtarë ushtarakë dhe ka pranuar dorëheqjen e gjeneralit, lidhur me hetimet për akuzat se ushtria ka spiunuar gazetarë, politikanë e gjyqtarë dhe anëtarë të tjerë të ushtrisë.
Ministria nuk ka përmendur emrat e ushtarëve të përjashtuar. Kryeprokurori i shtetit nisi hetimet në janar, kur një gazetë publikoi akuzat kundër ushtrisë.
Sipas këtij raporti, ushtria ishte e përfshirë në skandalin e hakimit të kompjuterëve të Qeverisë, transmeton KOHA.
Gazeta kolumbiane “Semana” ka publikuar emrat e më shumë se 130 personave, përfshirë gazetarë të huaj, që ishin spiunuar gjatë tërë kohës. Madje, shumë prej tyre u ishin vjedhur të gjitha informacionet dhe kontaktet.
-
Kolumbia arreston 10 policë me dyshimin për vrasjen e tre të rinjve
-
Gjykata e paqes: Ushtria kolumbiane prapa vrasjes së mbi 6000 civilëve
-
Qeveria e Kolumbisë mohon se ushtarët kryen vrasje të paarsyeshme
-
Të paktën 66 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në jug të Kolumbisë
-
Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele