Dhjetë policë janë arrestuar në Kolumbi, me dyshimin se janë përfshirë në vrasjen e tre të rinjve.
Tre të rinjtë janë qëlluar për vdekje derisa ishin në ndalim policor, në provincën veriore Sucre, më 25 korrik të këtij viti, njoftoi BBC-ja të martën.
Një kolonel policie, oficeri më i lartë i dyshuar për këtë rast, është në arrati dhe mendohet se ndodhet jashtë vendit.
Kolumbia ka një histori të errët të rasteve, në të cilat civilët u vranë nga ushtria dhe u shënuan si rebelë, për të rritur shkallën e vrasjeve.
Një hulumtim vitin e kaluar gjeti se ushtria kolumbiane ka vrarë më shumë se 6.400 njerëz mes viteve 2002 dhe 2008, dhe në mënyrë të rreme i etiketoi si luftëtarë armiq.
Edhe
Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele
Ndërsa shumica e rasteve të rreme ndodhën gjatë kulmit të konfliktit të armatosur të Kolumbisë me rebelët majtistë - dhe u kryen nga ushtria dhe jo nga policia - rasti i tre të rinjve ka shkaktuar alarm.
Kreu në largim i forcës policore të vendit, gjenerali Jorge Luis Vargas, tha se çdo oficer që do të dalë përgjegjës, do të përballet me peshën e forcën e ligjit.