Protestat e quajtura "Marshi i Kthimit të Madh", të cilat palestinezët i organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, kanë vazhduar edhe këtë fundjavë. Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore u plagosën 60 persona.
Ministria palestineze e Shëndetësisë, konfirmoi se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr gjatë protestave duke plagosur të paktën 60 palestinezë, nga të cilët 15 fëmijë dhe 4 gra.
Përndryshe, palestinezët, që nga 30 marsi i vitit të kaluar, në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin organizojnë protesta paqësore.
Protestuesit kërkojnë kthimin në territoret nga të cilat janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës ndaj Gazës të vendosur në vitin 2006.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 20 palestinezë të lënduar në protestën midis kufirit Gazë-Izrael
-
Palestinezët vendosin të pauzojnë protestat për tre muaj
-
Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit
-
Shkon në mbi 30 numri i të vrarëve nga sulmet e fundit izraelite në Gazë
-
Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës