Një trup i huaj iu dërgua një familjeje në Palestinë nga trupat izraelite, duke u konsideruar se ishte trupi i birit të tyre të vrarë.
Trupi është mohuar nga familjarët, derisa ngatërrimi është cilësuar si “gabim” e për këtë kanë reaguar edhe grupet e të drejtave të njerëzve.
Izraeli e pati në plan t’i kthente trupat e dy personave palestinezë, Isra Khazimia dhe Amjad Abu Sultan, por kur e dorëzuan këtë të fundit, familja tha se nuk ishte familjari i tyre.
“Trupi u identifikua gabimisht. Ky gabim po shqyrtohet nga autoritetet e duhura”, është thënë në një komunikatë nga ushtria izraelite. Kjo e fundit kërkoi falje për lëshimin duke premtuar se mbetjet e sakta do t’u kthehen familjes.
Të dy viktimat thuhet se ishin të mitura, derisa bazuar në Konventën e Gjenevës, palët e përfshira në konflikt duhet t’i varrosin të vrarët në mënyrë të ndershme.