Forcat qeveritare irakiane kanë marrë kontrollin e kalimit kryesor kufitar me Turqinë në rajonin e Kurdistanit të Irakut, tha kryeministri turk, Binali Yildirim.
Kalimi kufitar Ibrahim Al Khalil “i është dorëzuar qeverisë qendrore të Irakut”, tha Yildirim.
Sipas tij, të gjitha kontrollet kufitare do të kryhen tani nga zyrtarët irakianë dhe turq.
Rajoni kurd i Irakut është izoluar gjithnjë e më shumë pas mbajtjes së referendumit për pavarësi, muajin e kaluar.
Referendumi është kundërshtuar nga Iraku, Irani, Turqia dhe aleatët perëndimorë të kurdëve.
Një deklaratë e ushtrisë irakiane tha se Bagdadi po përgatitet të marrë edhe kontrollin e kufirit midis rajonit kurd dhe Sirisë.

Artikuj të ngjashëm
-
Grupet e armatosura kurde përpiqen të futen në Iran nga Iraku
-
Iraku e ndalon grupin separatist kurd dhe forcon lidhjen me Turqinë
-
Turqia, Iraku, Katari e EBA-të nënshkruajnë projektin që lidh Irakun me Evropën
-
Turqia sulmon ushtarakisht Irakun verior
-
Erdogani kërcënon me ndërhyrje ushtarake brenda Irakut