Një hetim ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sulmin vdekjeprurës me dron në Kabul, në muajin gusht, ka gjetur se si pasojë e tij janë vrarë gabimisht 10 civilë dhe se ngasësi dhe vetura e targetuar nuk përbënte ndonjë kërcënim të lidhur me grupin terrorist ISIS-K.
Pentagoni pati bërë të ditur se të paktën një ndihmës i ISIS-K dhe tre civilë ishin vrarë në sulmin e 29 gushtit. Mirëpo, hulumtimi i bërë publik të premten ka gjetur se të gjithë të vrarët në kompleksin e banorëve ishin civilë.
Pak para sulmit, operatorët e dronit vëzhguan oborrin 4 deri në 5 minuta. Në atë kohë, një shofer mashkull u largua nga automjeti. Një fëmijë po parkonte automjetin dhe fëmijët e tjerë ishin të pranishëm në makinë dhe oborr , i është thënë CNN-it nga familja Ahmadi.
Tragjikisht, vetura e targetuar nga ushtria ishte e gabuar, u bë e ditur.
Zyrtarët amerikan thanë se në kohën para sulmit, SHBA-ja kishte të paktën 60 raporte të ndryshme të inteligjencës në lidhje me rrjedhat e kërcënimeve drejt forcave amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.
-
SHBA-ja po heton vdekjen e civilëve nga sulmi me dron në Kabul
-
SHBA-ja do t’i paguajë të afërmit e afganëve që i vrau gabimisht në një sulm me dron
-
Vrasja e fëmijëve, SHBA-ja merr përsipër zbardhjen e sulmit në Kabul
-
SHBA-ja kundërvihet me sulm ajror, shënjestron një anëtar të Shtetit Islamik
-
Gjashtë ushtarë amerikanë vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Irak