Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtari në Ugandë qëllon për vdekje ministrin e më pas veten

Një ushtar i Ugandës ka qëlluar për vdekje ministrin, për sigurinë e të cilit po përkujdesej, raporton BBC.

Koloneli Charles Okello Engola, që ishte zëvendësministër për çështje gjinore dhe punë në Ugandë, u qëllua në shtëpinë e tij të martën në mëngjes.

Nuk është e qartë nëse pati ndonjë fjalosje mes ushtarit dhe Engolas. Por, ushtari më pas vrau veten.

Para se ta qëllonte veten, dëshmitarët kanë thënë se ushtari eci nëpër lagje dhe shtinte në ajër.

Në fillim ishte raportuar se disa persona janë lënduar dhe kanë qarkulluar video në rrjete sociale ku shihen banorët e shokuar duke u mbledhur në vendin e ngjarjes.

Engola ishte zyrtar i lartë qeveritar, dhe më herët kishte shërbyer edhe si zëvendësministër i Mbrojtjes.