Një çift vrasësish serik, të cilët mësohet se janë autorë të vdekjes së 20 grave, është dënuar me 654 vjet burg. Sipas asaj që shkruajnë mediat, çifti ushqente qentë me zemrat e viktimave. “Monstrat e Ecatepec” kanë marrë një dënim të ri me 40 vjet për vrasjen e një gruaje në Mars të 2018-s.
Si të gjithë viktimat e tjera, edhe kjo vrasje ndodhi në Ecatepec të Meksikës. Juan Carlos Hernandez Bejar, 38 vjeç dhe Patricia Martinez Bernal, 44 vjeç, u arrestuan në Tetor të një viti më parë, kur po hidhnin në rrugë një karrocë fëmijësh të mbushur me mish njeriu.
{gallery}
Kur policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tyre, gjetën edhe mbetjet trupore të viktimave të tjera. Hernandez pranoi se kishte vrarë 20 femra. Ndërkohë Bernal ishte ajo që u afrohej viktimave, zakonisht femrave të reja dhe i bindte ato që të shkonin në shtëpinë e saj për t’i shitur produkte të ndryshme.
Sapo viktimat shkonin në shtëpi, vriteshin dhe copëtoheshin nga Hernandez. Ndaj çiftit rëndon edhe një dënim për trafik të qenieve njerëzore, pasi shitën fëmijën e një prej viktimave./abcnews.al
-
Trafikantët e drogës transmetojnë direkt torturat e vrasjet e tri vajzave argjentinase
-
Dënohet me 24 vjet burgim vrasësi në Zllakuqan, pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
-
“Ishte një masakër”: Bandat në Haiti po kryejnë vrasje masive në mbarë vendin
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Familja e argjentinases kërkon ashpërsim të dënimit për Nikën e mbrojta e tij fajtor e bën “hotelin”