Një i burgosur amerikan që tashmë po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, ka pranuar të ketë vrarë 90 gra nëpër Shtetet e Bashkuara, duke u bërë vrasësi më i madh serik në historinë amerikane.
Samuel Little, po e vuan dënimin nga viti 2012, dhe u ka thënë hetuesve të FBI-së se është përgjegjës për 90 vrasjet që i ka kryer mes viteve 1970 – 2005, transmeton KTV. FBI-ja ka deklaruar se dëshmitë e tij janë të besueshme, ndërsa deri më tani janë qartësuar vrasjet e 50 grave.
79-vjeçari po vuan burgimin në Kaliforni për disa vrasje, por ka dëshmuar se ka ngufatur 93 gra të total. FBI-ja ka siguruar edhe 30 portrete të disa viktimave, të cilat i kishte realizuar në qeli. Hetuesit janë duke tentuar të bëjnë bashkë pjesët e dëshmive të tij me mbetjet e paidentifikuara dhe rasteve të pazgjidhura deri më tani.
Në muajin gusht, Little u shpall fajtor për vrasjen e katër grave në Ohio. Në vitin 2013, u fajësua edhe për tri vrasje në Kaliforni, ndërsa vitin e kaluar u shpall fajtor për një tjetër vrasje në Teksas.