Ish-pronarja e një kompanie funeralesh në Kolorado është dënuar me 20 vjet burg të martën për shitjen e pjesëve trupore, raportoi të mërkurën Reuters.
Siç raportohet, 46-vjeçarja Megan Hess, ka mashtruar të afërmit e të vdekurve, duke shitur pjesët e trupit të 560 kufomave.
Ajo u deklarua fajtore për mashtrim në korrik, ndërsa dënimi me 20 vjet burgim është maksimumi i lejuar sipas ligjit.
Edhe nëna e të dyshuarës, 69-vjeçarja Shirley Koch, është deklaruar gjithashtu fajtore për mashtrim dhe është dënuar me 15 vjet burgim. Sipas të dhënave të gjykatës, ajo ka copëtuar trupat.
"Hess dhe Koch përdorën kompaninë e tyre të funeraleve në disa raste për të vjedhur trupa dhe pjesë të trupit duke përdorur forma mashtruese dhe të falsifikuara të donatorëve”, tha prokurori Tim Neff në një dosje gjyqësore. "Sjellja e Hess dhe Koch shkaktoi dhimbje të madhe emocionale për familjet dhe të afërmit”, ka shtuar ai.
Prokurorët thanë se ajo gënjeu më shumë se 200 familje, të cilat morën hirin e djegur nga kazanët e përzier me mbetjet e kufomave të ndryshme.
-
Gruaja në SHBA dënohet me nëntë vjet burgim, vodhi krahë pule në vlerë 1.5 milionë dollarë
-
Gruaja amerikane lirohet pas 43 vjetëve për vrasjen që nuk e kishte kryer
-
Pretendohet zbulimi i një krematoriumi klandestin në Meksikë
-
Pas 48 vjetëve në burg, amerikani shpallet i pafajshëm për vrasje
-
Burri në Suedi dënohet me burgim, fshehu në frigorifer trupin e partneres për t’ia marrë pensionin