Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani Maria “ka vrarë 4,600 persona në Puerto Riko”

Universiteti Harvard ka thënë se Uragani Maria ka vrarë 4,600 persona në Puerto Riko, apo 70 herë më shumë nëse krahasohet me shifrat zyrtare.

Një e treta e këtyre vdekjeve pas stuhisë së shtatorit të vitit të kaluar kanë ndodhur si pasojë e pengesave për qasje në kujdes mjekësor, kanë thënë hulumtuesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas rezultateve të intervistave të zhvilluara në Puerto Rico, mortaliteti është rritur për 60 përqind tre muaj pas stuhisë.

Aktualisht numri zyrtar i vdekjeve është 64.

Mirëpo ekspertët kanë thënë se vlerësimi adekuat është komplikuar për shkak të shkatërrimit masiv që ka ndodhur si pasojë e stuhisë.