Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

11 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas uraganit Agatha në Meksikë

11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë zhdukur pasi uragani Agatha goditi shtetin Oaxaca në Meksikë, ka thënë guvernatori i shtetit të mërkurën, shkruan BBC.

Agatha arriti në tokë të hënën si uragan i kategorisë së dytë, më i forti që goditi brigjet e Meksikës në Paqësor në muajin maj që nga fillimi i regjistrimeve më 1949.

Shiu i dendur i sjellë nga Agatha shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Shumica e viktimave u rrëmbyen nga lumenjtë ose u mbytën në rrëshqitje dheu.

Agatha mbërriti në bregun e Meksikës pranë Puerto Angel me erëra deri në 169 km/h, por humbi forcën ndërsa lëvizte në brendësi të tokës.

Edhe Tetë të vdekur si pasojë e uraganit që goditi Meksikën Botë Tetë të vdekur si pasojë e uraganit që goditi Meksikën

Megjithatë, shirat e rrëmbyeshëm bënë që lumenjtë të vërshonin.

Shkencëtarët nga shërbimi i motit në SHBA kanë parashikuar një sezon shumë aktiv uraganesh për këtë vit me një numër mbi mesataren e stuhive të emërtuara, uraganeve dhe uraganeve të mëdha.