Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur si pasojë e uraganit që goditi Meksikën

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vdekur pasi uragani Grace goditi Meksikën lindore, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike e vërshime.

Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet shënojnë një prej dëmeve më të mëdha që kanë ndodhur në shtetin e Veracruzit në Meksikë, kur stuhia arriti të nxjerrë me rrënjë pemët, në momentin që nisi mëngjesin e së shtunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qytetin Xalapa, shumë rrugë ndërkohë, u shndërruan në lumenj të baltës.

Uragani më vonë u dobësua në një stuhi tropikale ndërsa lëvizte në brendësi.

Pavarësisht kësaj, erërat e mëdha dhe të reshurat kanë shkaktuar vërshime të mëdha, derisa uragani po udhëtonte drejt veriut të Mexico Cityt.

Sipas raporteve të para, stuhia që goditi Meksikën këtë fundjavë ka shkaktuar erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nga 8 të vdekurit, 6 ishin anëtarë të së njëjtës familje.