Rreth 10 milionë njerëz në botë nuk kanë shtetësi, përfshirë 3 milionë të tillë të njohur zyrtarisht.
Ky status, i privon ata nga identiteti, të drejtat dhe shpesh edhe vendet e punës tha agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRohingat myslimane në Mianmarin me shumicë budiste, përbëjnë minoritetin më të madh të botës të personave pa shtetësi, me rreth 600 mijë prej tyre që i janë larguar dhunës dhe represionit që nga gushti, duke kërkuar shpëtim në Bangladesh.
Në një raport, të titulluar kjo është shtëpia jonë, minoritetet pa shtetësi dhe kërkimi i tyre për status, komisioneri i lartë për refugjatët i kombeve të bashkuara, i kërkoi qeverive ti jepte fund praktikës diskriminuese deri në 2024.
Qeveritë duhet t’i japin shtetësi njerëzve që lindin në territoret e tyre dhe të lehtësojnë natyralizimin për ata që prej kohësh kërkojnë shtetësinë.