Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kirgizi Ashurov fiton Çmimin e OKB-së për Refugjatët

Gjenevë, 2 tetor – Një avokat kirgiz, i cili ka ndihmuar më shumë se 10 000 persona pa shtetësi që të marrin nënshtetësinë kirgize, fitoi çmimin ”Nansen Refugee Award”, njoftoi Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Azizbek Ashurov përfitoi çmimin prej 150 000 dollarësh të OKB pasi Kirgistani u bë vendi i parë në botë që çoi në zero numrin e personave pa nënshtetësi, përcjell atsh raportimet.

UNHCR-ja ka përdorur çmimin për të nxjerrë në pah numrin global të të paktën 3,9 milionë personave që nuk i përkasin asnjë shteti. Shumë prej tyre u janë mohuar të drejtat themelore që u ofron nënshtetësia.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, shumë njerëz që udhëtuan lirshëm nëpër Azinë Qendrore mbetën të bllokuar në vendet e krijuara rishtas pa dokumente të vlefshme.

Qindra mijëra njerëz mbetën pa shtetësi në rajon, përfshirë Kirgistanin.

“Historia e Azizbek Ashurov është një këmbënguljet e mëdha personale”, tha Filippo Grandi, komisar i lartë i OKB-së për refugjatët/DPA.

Artikuj të ngjashëm