Shefi i njërës prej kompanive më të mëdha private të energjisë në Ukrainë, ka deklaruar se qytetarët duhet të mendojnë ta lëshojnë shtetin në mënyrë që të reduktohet kërkesa për rrymë.
“Nëse ata mund të gjejnë ndonjë vend tjetër për të qëndruar për tre apo katër muajt e ardhshëm, do të ishte ndihmë e madhe për sistemin”, ka thënë për BBC-në shefi ekzekutiv,
.
Sulmet ruse kanë shkatërruar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës.
Miliona njerëz atje kanë mbetur pa rrymë, në kohën kur temperaturat po bien vazhdimisht.
Edhe
Ukrainasve u kërkohet ta braktisin shtetin për të kursyer rrymën
Ndërprerjet e energjisë, të planifikuara dhe të paplanifikuara, janë bërë të zakonshme në shumë pjesë të Ukrainës, pasi Rusia synon valë të rregullta sulmesh me raketa në pjesë të infrastrukturës energjetike.
Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov sugjeroi se sulmet ishin një "pasojë" e refuzimit të Ukrainës për të negociuar me Rusinë.
Disa liderë perëndimorë kanë thënë se synimi i infrastrukturës civile është një krim lufte.
Timchenko, kompania e të cilit furnizon më shumë se një të katërtën e energjisë së Ukrainës, thotë se ulja e konsumit të energjisë elektrike është çelësi për ta mbajtur në funksion sistemin energjetik.
Qeveria u ka kërkuar njerëzve që të kufizojnë përdorimin e pajisjeve shtëpiake si furrat dhe makinat larëse.
Edhe
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
“Por sistemi energjetik i dëmtuar ende nuk është në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të përmbushur nevojat aktuale, kështu që çdo mënyrë për të reduktuar përdorimin, duke përfshirë largimin nga vendi - duhet të shihet si ndihmë e Ukrainës për të fituar luftën kundër Rusisë”, ka shpjeguar Timchenko.
"Nëse konsumoni më pak, atëherë spitalet me ushtarë të plagosur do të kenë furnizim të garantuar me energji elektrike. Kështu mund të shpjegohet se duke konsumuar më pak ose duke u larguar, kontribuojnë edhe për njerëzit e tjerë”, ka shtuar ai.