Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasve të marrë nga Rusia u bëhet thirrje të shpërngulen në Estoni

Ukraina ka thënë se qytetarët që janë marrë pa vullnetin e tyre nga Rusia duhet të mundohen që të shpërngulen në qytetin fqinj të Estonisë.

Janë bërë marrëveshje që ata të marrin ndihmë në kufirin e Estonisë në qytetin e Narvas, ka thënë Avokati i Popullit të Ukrainës, shkruan BBC.

Ukraina ka deklaruar se mijëra njerëz janë marrë nga regjionet e okupuara, përfshirë edhe Mariupolin, dhe janë dërguar me forcë në Rusi.

Moska ka mohuar akuza.

Kryetari i Mariupolit ka thënë të hënën se rreth 40.000 civilë janë shpërngulur në Rusi, ose regjionet e kontrolluara nga rusët.