Burrat ukrainas të moshës luftarake në Estoni mund të ekstradohen në vendin e tyre dhe të detyrohen t’i bashkohen luftës mes mungesës së ushtarëve.
Transmetuesi publik i Estonisë, ERR, raportoi se kombi baltik është i gatshëm të mbështesë Ukrainën në propozimet e saj për të rekrutuar burra ukrainas jashtë vendit për shërbimin ushtarak, shkruan The Guardian.
“Nëse Ukraina ka nevojë, Estonia mund ta kërkojë këtë person dhe ta ekstradojë në Ukrainë. Në përgjithësi, ne e dimë se ku janë këta njerëz dhe çfarë bëjnë. Shumica shkojnë në punë dhe kanë një vendbanim në Estoni”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Lauri Laanemets.
ERR raportoi se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Ukraina në lidhje me ekstradimin e qytetarëve për shërbimin ushtarak, por Estonia më parë i ofroi Kievit informacione për refugjatët nga Ukraina. Laanemets tha se janë rreth 7,500 burra ukrainas të moshës luftarake në Estoni, të cilët janë regjistruar tek autoritetet.
Legjislacioni aktual i Estonisë dikton që të huajt mund të ekstradohen në vendet e tyre të origjinës vetëm në rast të ndjekjes penale. Ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov tha të premten se ukrainasit e moshës 25 deri në 60 vjeç në Gjermani dhe vende të tjera ishin "ftuar" të raportojnë në qendrat e rekrutimit.
-
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
-
Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer
-
Bullgaria s’do të dërgojë më armë në Ukrainë
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 185 të burgosur lufte
-
Polonia do të dërgojë avionët e saj luftarakë në Estoni