---
description: Burrat ukrainas të moshës luftarake në Estoni mund të ekstradohen në vendin...
title: Ukrainasit mund të ekstradohen nga Estonia për t’iu bashkuar luftës
image: https://resources.koha.net/images/2023/June/21/UKRAINEE1687357458.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Ukrainasit mund të ekstradohen nga Estonia për t’iu bashkuar luftës

![](https://resources.koha.net/images/2023/June/21/UKRAINEE1687357458.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 23 dhjetor 2023 16:55
- Shpërndaje në:

- 23 dhjetor 2023 16:55
- Shpërndaje në:

Burrat ukrainas të moshës luftarake në Estoni mund të ekstradohen në vendin e tyre dhe të detyrohen t’i bashkohen luftës mes mungesës së ushtarëve.

Transmetuesi publik i Estonisë, ERR, raportoi se kombi baltik është i gatshëm të mbështesë Ukrainën në propozimet e saj për të rekrutuar burra ukrainas jashtë vendit për shërbimin ushtarak, shkruan The Guardian.

“Nëse Ukraina ka nevojë, Estonia mund ta kërkojë këtë person dhe ta ekstradojë në Ukrainë. Në përgjithësi, ne e dimë se ku janë këta njerëz dhe çfarë bëjnë. Shumica shkojnë në punë dhe kanë një vendbanim në Estoni”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Lauri Laanemets.

ERR raportoi se nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga Ukraina në lidhje me ekstradimin e qytetarëve për shërbimin ushtarak, por Estonia më parë i ofroi Kievit informacione për refugjatët nga Ukraina. Laanemets tha se janë rreth 7,500 burra ukrainas të moshës luftarake në Estoni, të cilët janë regjistruar tek autoritetet.

Legjislacioni aktual i Estonisë dikton që të huajt mund të ekstradohen në vendet e tyre të origjinës vetëm në rast të ndjekjes penale. Ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov tha të premten se ukrainasit e moshës 25 deri në 60 vjeç në Gjermani dhe vende të tjera ishin "ftuar" të raportojnë në qendrat e rekrutimit.

Artikuj të ngjashëm

- [![Burrat e Ukrainës nxirren zvarrë nga lokalet për të luftuar](https://resources.koha.net/images/2024/October/18/ed14042f-ba51-4ec3-aa40-060463847fbe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 tet 2024 Burrat e Ukrainës nxirren zvarrë nga lokalet për të luftuar](https://www.koha.net/bote/burrat-e-ukraines-nxirren-zvarre-nga-lokalet-per-te-luftuar)
- [![Ligji i ri i rekrutimit vë burrat ukrainas nën presion](https://resources.koha.net/images/2024/May/27/f36e38ab-b526-4932-b207-a08f2848abf1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 maj 2024 Ligji i ri i rekrutimit vë burrat ukrainas nën presion](https://www.koha.net/bote/ligji-i-ri-i-rekrutimit-ve-burrat-ukrainas-nen-presion)
- [![Ukraina forcon presionin ndaj burrave që lëshojnë vendin](https://resources.koha.net/images/2024/April/23/734cff7b-dcdd-4776-9292-46989fa4f766.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 pri 2024 Ukraina forcon presionin ndaj burrave që lëshojnë vendin](https://www.koha.net/bote/ukraina-forcon-presionin-ndaj-burrave-qe-leshojne-vendin)
- [![Estonia u kërkon aleatëve të NATO-s ta rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak](https://resources.koha.net/images/2024/April/08/9a747302-15f2-4447-9782-d39d6e63ec20.JPG?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 pri 2024 Estonia u kërkon aleatëve të NATO-s ta rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak](https://www.koha.net/bote/estonia-u-kerkon-aleateve-te-nato-s-ta-rikthejne-sherbimin-e-detyrueshem-ushtarak)
- [![Plani i Ukrainës për të rritur numrin e rekrutëve](https://resources.koha.net/images/2024/February/24/Rekrutet-11708810807.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 shk 2024 Plani i Ukrainës për të rritur numrin e rekrutëve](https://www.koha.net/bote/plani-i-ukraines-per-te-rritur-numrin-e-rekruteve)

[Futboll.]() [Hoxha e Dinamo fitojnë derbin ndaj Rijekës](https://www.koha.net/futboll/hoxha-e-dinamo-fitojne-derbin-ndaj-rijekes)

[Futboll.]() [Arijon Ibrahimoviq shënon supergol për Kupë](https://www.koha.net/futboll/arijon-ibrahimoviq-shenon-supergol-per-kupe)

[Arbëri.]() [Zemaj – Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje](https://www.koha.net/arberi/zemaj-qeverise-protestat-do-tju-detyrojne-te-jepni-doreheqje)

[Futboll.]() [Fituesi i Topit të Artë kishte shkëlqyer në “Fadil Vokrri”](https://www.koha.net/futboll/fituesi-i-topit-te-arte-kishte-shkelqyer-ne-fadil-vokrri)

[Arbëri.]() [Banorët e një lagjeje në Bardhosh në telashe me ujërat e zeza tash e disa vjet](https://www.koha.net/arberi/banoret-e-nje-lagjeje-ne-bardhosh-ne-telashe-me-ujerat-e-zeza-tash-e-disa-vjet)

[Arbëri.]() [MASH-i s’e ndryshon rregulloren e shfuqizuar nga Supremja 6 muaj më parë](https://www.koha.net/arberi/mash-i-se-ndryshon-rregulloren-e-shfuqizuar-nga-supremja-6-muaj-me-pare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ukrainasit mund të ekstradohen nga Estonia për t’iu bashkuar luftës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/ukrainasit-mund-te-ekstradohen-nga-estonia-per-tiu-bashkuar-luftes","datePublished":"2023-12-23T16:55:28+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":236,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Burrat ukrainas të moshës luftarake në Estoni mund të ekstradohen në vendin...","url":"https://www.koha.net/bote/ukrainasit-mund-te-ekstradohen-nga-estonia-per-tiu-bashkuar-luftes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/June/21/UKRAINEE1687357458.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
