Prokuroria ukrainase ka nisur hetimet ndaj ukrainases e quajtur Kiyanka, që po dyshohet se i informoi rusët ku janë të vendosura trupat ukrainase, raporton BBC-ja të hënën.
Sipas Prokurorisë, nga marsi e deri në qershor të këtij viti, e gruaja e informoi Shërbimin Special të Federatës Ruse rreth vendndodhjeve të pajisjeve ushtarake ukrainase, pikave të kontrollit, objekteve kritike të infrastrukturës, objekteve civile e ato ushtarake në rajonin e Kievit.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk u publikua plotësisht, po dyshohet për tradhti, bazuar në ligjin ushtarak të Kievit.
“Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarës janë sekuestruar një telefon celular, pajisje kompjuterike, flash drive, fletore, SIM kartela dhe kartela bankare. Hetimet paraprake po kryhen nga shërbimet hetuese të sigurisë së Ukrainës”, thuhet në njoftim, derisa BBC-ja nuk i verifikoi deklaratat e Prokurorisë në mënyrë të paanshme.
-
Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
-
Ukraina akuzon Rusinë se po synon ta sabotojë marrëveshjen e armëpushimit
-
Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme
-
Uebfaqja e Qeverisë së Ukrainës goditet nga një sulm kibernetik
-
Rusia arreston një amerikano-ruse, dyshohet për tradhti