Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukrainasit mësojnë si t’i përdorin “Challangerët” britanikë

Ushtarët ukrainas në kampin ushtarak në Wiltshire të Britanisë janë duke mësuar se si t’i përdorin tanket britanike “Challenger”.

Koha është thelbësore për të stërvitur ushtarët ukrainas dhe po bëhet përpjekje nga forcat britanike që ukrainasit të dinë t’i përdorin tanket para se Rusia të nisë ofensivën e parashikuar të pranverës, sidomos në lindje të Ukrainës.

Rusia ka mobilizuar qindra ushtarë dhe synon të zgjerojë ushtrinë deri në 1 milion e gjysmë trupa. Duke përmendur vendimin e Britanisë që t’i ofrojë tanke lufte Ukrainës, kryeministri Rishi Sunak u ka bërë thirrje shteteve të tjera në Konferencën e Sigurisë në Munich që ta bëjnë të njëjtën gjë.

SHBA-ja ka nisur prodhimin e armëve për t’i zëvendësuar ato që i ka dërguar në Ukrainë.

Franca planifikon që të rritë shpenzimet ushtarake deri në vitin 2030, ndërsa Gjermania ka vendosur që ta furnizojë Ukrainën me tanke dhe raketa, duke hequr vendimin e dikurshëm për të mos dërguar armatim në zonat e konfliktit.

Artikuj të ngjashëm