“Nuk e di, a kanë marrë viagra? Apo ndoshta ndonjë drogë. Ai ishte i çmendur. Falë Zotit që nuk më vrau dhe unë munda të shpëtoja. Dua që edhe gratë e tjera që janë përdhunuar - e di që ka shumë - të mos heshtin. Ju duhet të flisni. Ata duhet të ndëshkohen”, ka theksuar Vika, e mbijetuar e dhunës seksuale. Një grua tjetër, Natasha, foli me telefon nga Austria, ku iku me djalin e saj adoleshent. Ajo tha se u dërgua gjithashtu në të njëjtën shtëpi dhe u përdhunua në një dhomë tjetër lart, pasi burri i saj iu qëllua për vdekje
Lufta në Ukrainë ka vrarë mijëra civilë qëkur Rusia pushtoi shtetin e Evropës Lindore më 24 shkurt. Por në lagjet e qeta, si kjo afër Kievit, një luftë tjetër po shpërthen, e heshtur por jo më pak e dëmshme.
Vika, pa dhënë mbiemrin, i ka treguar televizionit “Sky News” shtëpinë e bastisur, ku tha se ishte përdhunuar në një divan nga një ushtar rus 19-vjeçar, sa është edhe djali i saj. Ajo tha se pavarësisht moshës së tij të re, ai ishte aq agresiv sa u ndje me fat që e mbijetoi dhunimin seksual.
“Nuk e di, a kanë marrë viagra? Apo ndoshta ndonjë drogë. Ai ishte i çmendur. Falë Zotit që nuk më vrau dhe unë munda të shpëtoja. Dua që edhe gratë e tjera që janë përdhunuar - e di që ka shumë - të mos heshtin. Ju duhet të flisni. Ata duhet të ndëshkohen”, ka theksuar Vika, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Kërcënimi me vrasjen e djalit
Një grua tjetër, Natasha, foli me telefon nga Austria, ku iku me djalin e saj adoleshent. Ajo tha se u dërgua gjithashtu në të njëjtën shtëpi dhe u përdhunua në një dhomë tjetër lart, pasi burri i saj iu qëllua për vdekje.
Edhe
Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë
“Policia më pyeti: pse nuk rezistuat. Por si mund të rezistoja kur ushtari tha: ‘Nëse doni që djali juaj të jetë i sigurt, atëherë bëni atë që ju them’”.
"Është shumë e vështirë. Jo të gjithë mund ta kalojnë këtë. Por unë kam një djalë. Mezi pres dhe më vjen keq për veten."
Vika ka dëshmuar në polici dhe po u kërkon viktimave të tjera të japin dëshminë e tyre gjithashtu. Policia ukrainase ka ngritur ekipe speciale për t’i hetuar akuzat për krime seksuale nga ushtarët rusë.
“Dua të them se përdhunimi është një lloj arme në kushte lufte. Ne do të ndërmarrim hapat maksimalë për të siguruar që këto krime të regjistrohen dhe të transferohen në institucionet ndërkombëtare dhe të konsiderohen nga një gjykatë ndërkombëtare”, ka deklaruar Kateryna Pavlichenko, zëvendësministre e brendshme e Ukrainës.
Dhunimi si armë lufte
Edhe
Ukrainaset po përdhunohen dhe torturohen nga ushtria ruse
Sipas Kombeve të Bashkuara, dhuna seksuale po përdoret kundër grave, vajzave, por edhe burrave dhe djemve në Ukrainë që nga pushtimi rus.
Javën e kaluar, Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha në një sesion të posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut se zyra e saj po shqyrtonte akuzat për dhunë seksuale dhe ka verifikuar një duzinë rastesh në të gjithë vendin.
Bachelet shprehu shqetësimin për akuzat për dhunë seksuale që kanë dalë nga zonat në rajonin e Kievit që më parë ishin nën kontrollin e forcave të armatosura ruse.
Ajo tha se kishte raste të përdhunimeve dhe vrasjeve të viktimave ose të afërmve të tyre me të mbijetuar që shpesh nuk ishin të gatshëm të intervistoheshin për shkak të frikës dhe stigmës.
Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, tha se ajo është duke përgatitur rastet e krimeve të luftës kundër 41 ushtarëve rusë për shkelje, duke përfshirë bombardimin e infrastrukturës civile, vrasjen e civilëve, përdhunimin dhe plaçkitjen.
Edhe
Burra e djem në mesin e të përdhunuarve nga ushtarët rusë në Ukrainë
“Associated Press” nuk identifikon në mënyrë rutinore viktimat e sulmeve seksuale, por gratë në këtë histori dolën vullnetarisht në “Sky News”.
Përgatiti: Rexhep Maloku