Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfimi i 50-vjeçares ukrainase të përdhunuar nga rusët: Mendova se vdiqa

rusia, dhunimi, ukraina, lufta, perdhunimi

Rusët janë tërhequr nga zona përreth Kievit, por kanë lënë plagë që nuk mund të shërohen kurrë.

Në një lagje rurale, rreth 70 kilometra në perëndim të Kievit, BBC-ja shkoi në për të folur me Annën (emër fiktiv për të mbrojtur identitetin v.j.), një 50-vjeçare, që u përdhunua nga rusët.

Ajo rrëfeu se më 7 mars, derisa po qëndronte në shtëpi me bashkëshortin, një ushtar i huaj u fut në shtëpi dhe e nxori jashtë.

“Nën kërcënimin e armës, më çoi në një shtëpi aty pranë. Më urdhëroi: ‘Hiqi rrobat ose të qëlloj’. Ai vazhdoi të më kërcënonte nëse nuk do të veproja siç më urdhëroi. Më pas, filloi të më përdhunonte", u shpreh ajo.

Anna e përshkruan dhunuesin si djalë të ri, të hollë, çeçen në aleancë me rusët.

Edhe “Rusët më dhunuan e ma vranë burrin” Botë “Rusët më dhunuan e ma vranë burrin”

"Derisa po më përdhunonte, katër ushtarë të tjerë u futën. Mendova se vdiqa, por ata e morën ushtarin. Nuk e pashë më", tha Anna, derisa beson se e shpëtoi njësia e veçantë ruse.

50-vjeçarja u kthye në shtëpi ku e pa burrin. Ishte qëlluar në stomak.

“Ai ishte përpjekur të vraponte për të më shpëtuar, por u godit nga një plumb”.

Çifti kërkoi strehim në një shtëpi të fqinji, derisa Anna nuk mundi ta dërgonte burrin në spital për shkak të luftimeve. Vdiq dy ditë më vonë.

Ajo nuk pushon së qari gjersa e rrëfen ndodhinë. Së bashku me fqinjët, e dogjën trupin e vdekur të burrit në kopshtin e shtëpisë. Një kryq i madh druri qëndron në krye të varrit.

Image
Varri i burrit të Annës në oborrin e shtëpisë

Mirëpo, historia e Annës nuk u mbyll këtu.

Ushtarët rusë që “e shpëtuan” nga çeçeni u vendosen në shtëpinë e saj. Nën kërcënimin e armës, e detyruan t’ia jepnin të gjitha gjërat e burrit.

“Kur u larguan, gjeta në shtëpi drogë dhe viagra. Ata drogoheshin dhe shpesh ishin të dehur. Shumica prej tyre janë vrasës, dhunues dhe grabitës. Vetëm pak ishin siç duhet”, tha Anna.

Kjo nuk është vepra e parë e çeçenit dhunues. Këtë e kishte bërë edhe ndaj një gruaje rreth të 40-ave, pak para se të shkonte në shtëpinë e Annës.

Edhe “Më dhunoi ushtari rus, bashkëmoshatar me djalin tim” Botë “Më dhunoi ushtari rus, bashkëmoshatar me djalin tim”

Fqinjët e 40-vjeçares thanë se u nxor nga shtëpia e u mbajt në një dhomë gjumi. Dhoma e dekoruar mirë, me letra zbukuruese, tash është skenë e tmerrshme krimi me njolla gjaku.

Në cep të pasqyrës është lënë mesazhi me buzëkuq: Torturuar nga njerëz të panjohur, varrosur nga ushtarë rusë.

Image
Mesazhi me buzëkuq në pasqyrë

Këto nuk janë rastet e vetme. Janë regjistruar edhe dhjetëra dhunime të tjera të kryera në rajonin e Kievit nga forcat ruse.

Në një fshat 50 kilometra në perëndim të Kievit, një grua u dhunua sistematikisht nga rusët, pasi ia vranë burrin.

“Më 9 mars, disa ushtarë rusë hynë në shtëpi. Burri u përpoq ta mbronte gruan dhe fëmijën. Kështu ata e qëlluan në oborr. Pas kësaj, dy ushtarë e përdhunuan vazhdimisht gruan. Ata largoheshin dhe pastaj ktheheshin. Ata kërcënuan se nëse ajo rezistonte do ta mbysnin djalin e saj të vogël. Për ta mbrojtur fëmijën, ajo nuk rezistoi”, tha Andrii Nebytov, shefi i policisë në rajonin e Kievit.

“Rreth 25 vajza, rreth moshës 14-24, u dhunuan vazhdimisht përgjatë pushtimit rus në një shtëpi në Bucha. Nëntë prej tyre janë shtatzënë", deklaroi Lydudmyla Denisova, zyrtare e Avokatit të Popullit në Ukrainë.

“Ushtarët rusë u thanë vajzave se do t'i përdhunonin deri në atë pikë sa nuk do të donin kontakt seksual me asnjë mashkull, për t'i penguar që të kishin fëmijë ukrainas. Një grua 25-vjeçare telefonoi për të na treguar se motra e saj, 16-vjeçare, u përdhunua në një rrugë përballë. Ajo tha se rusët po bërtisnin ‘kjo do t’i ndodhë çdo prostitute naziste’”, rrëfeu Denisova.

Është e pamundur të vlerësohet shkalla e krimeve seksuale nga trupat ruse gjatë pushtimit në Ukrainë.

Protagonistja e BBC-së në këtë rrëfim, Anna, deklaroi se Ukraina do ta themelojë një gjykatë speciale për ta gjykuar presidentin rus, Vladimir Putin, për krime lufte, përfshirë përdhunimin.

Edhe Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë Botë Rrëfimet e grave ukrainase për dhunën seksuale nga ushtarët rusë

"Dua ta pyes Putinin, pse po ndodh kjo. Nuk e kuptoj. Ne nuk jetojmë në epokën e gurit, pse nuk mund të negociojë? Pse po pushton dhe vret?”. /BBC

Përktheu: Ermir Bujupaj