Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina zbulon emrat dhe fotot e rusëve të dyshuar për masakra e dhunime në Bucha

Kufomat e civilëve të vrarë nga forcat ruse në Bucha të Ukrainës

Kryeprokurorja e Ukrainës, Irina Venediktova, përgjegjëse për hetimin e krimeve të luftës nga rusët në qytetin e Bucha, ka postuar të enjten, në llogarinë e saj në Facebook, emrat dhe fotot e të dyshuarve për krime kundër civilëve, ku përfshihen ekzekutimet dhe përdhunimet.

Prokurorja theksoi se hetimi zbuloi 10 ushtarë rusë që morën pjesë në torturat, vrasjet dhe përdhunimet e banorëve të Buchas.

“Brigada e tyre e 64-t e Këmbësorisë së Motorizuar e Forcave të Armatosura Ruse mori titullin e nderit ‘Roje’ nga Putini. Titulli iu dha për “heroizëm” apo me gjuhën e botës së civilizuar, për krime lufte. Çka është më e rëndësishmja, është vërtetuar përgjegjësia e komandantit suprem (presidentit Vladimir Putin v.j.) për aksionet e ushtarëve”, shkroi ajo.

Prokurorët e Prokurorisë së Rrethit Bucha kanë identifikuar 10 ushtarët e kësaj brigade, duke i zbuluar emrat dhe fotot për publikun.

Ata janë: Vyacheslav Lavrentyev, ​​Hryhoriy Naryshkin, ​​Vasily Knyazhev, Semjon Malcev, ​​Sergei Peskarev, ​​Albert Radnaev, Mihajlo Kasin, Andriy Bizyaev, Dmytro Serhiienko dhe Nikita Akimov.

Pas largimit të ushtarëve rusë nga Bucha, qytezë në afërsi të Kievit, u vërtetuan krime të shumta ndaj popullatës civile. Burra të shumtë të vrarë e me duar të lidhura u gjetën nëpër rrugë.

Edhe Ukraina po heton mbi 9000 raste të krimeve të luftës Botë Ukraina po heton mbi 9000 raste të krimeve të luftës

Shumë gra folën për dhunime gjatë kohës sa qëndruan rusët në qytetin e tyre.

 

Звірства в Бучі – викрито 10 військовослужбовців рф причетних до катувань мирних Їхню 64 окрему мотострілецьку бригаду...

Posted by Ірина Венедіктова on Thursday, April 28, 2022