Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina vazhdon t’i lidhë dhe rrahë hajnat

Lufta në Ukrainë s’i ka ndaluar rastet e vjedhjeve atje, e ndaj hajdutëve janë gjetur “opsione” për t’i trajtuar. Ukrainasit po i lidhin e po i rrahin hajdutët, duke e konsideruar këtë metodë tradicionale.

Një rast i fundit thuhet të ketë ndodhur në sheshin “Svobody Avenue” në qytetin Dnieper të Ukrainës, ku u pa një person, i cilësuar si hajdut, i lidhur me ngjitës najloni në një shtyllë.

Në mediat online janë publikuar edhe video të rënda të rrahjeve që iu bëhen hajdutëve.