Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka akuzuar forcat e sigurisë dhe ushtrisë ruse se kanë kidnapuar një gazetare ukrainase që mbulonte pushtimin rus në lindje dhe jug të Ukrainës, raporton AP të shtunën.
Zyra e prokurorit pretendon se Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse dhe ushtria ruse rrëmbyen gazetaren e medias Hromadske të martën në Berdynask. Deklarata nuk e identifikonte gazetaren, por tha se nuk dihej ku ndodhej.
Hromadske të premten ka shkruar se ka humbur kontaktin me reporteren Victoria Roshchyna javën e kaluar.
“Siç mësuam nga dëshmitarët, në atë kohë gazetarja ishte përkohësisht në Berdyanskun e pushtuar. Më 16 mars, mësuam se një ditë përpara, Victoria Roshchyna ishte ndaluar nga FSB-ja ruse. Aktualisht, nuk dimë ku ndodhet ajo”, ka shkruar media.
Rusia nuk ka komentuar ende për pretendimet.
-
Dënohet me 8.5 vjet burgim gazetarja ruse që kundërshtoi luftën në Ukrainë
-
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës arreston një informatore të dyshuar ruse
-
Gazetarja që protestoi kundër luftës mund të përballet me 10 vjet burgim në Rusi
-
Rreth 600 persona po mbahen në dhoma torture në Kherson, sipas Ukrainës
-
Një gazetar francez vritet në Sievierodonetsk të Luhanskut