Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka bërë të ditur se ka arrestuar një informatore të dyshuar ruse, e cila dyshohet se po mblidhte informacione mbi udhëtimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në rajonin e Mykolaivit në korrik.
Sipas shërbimit, i njohur si SBU, gruaja u përpoq të përcaktonte kohën dhe listën e vendndodhjeve të përafërta të Zelenskyy-it në rajon.
SBU-ja pretendon se gruaja e arrestuar mblodhi gjithashtu të dhëna për të identifikuar vendndodhjen e sistemeve elektronike radiofonike të luftës dhe depove të municioneve të Forcave të Armatosura të Ukrainës në zonën e Ochakivit.
Sipas një deklarate të zëdhënësit të SBU-së, Artem Dekhtiarenko, Rusia planifikoi të përdorte këtë informacion “për t'u përgatitur për një sulm të ri ajror masiv në rajonin e Mykolaivit”.
SBU-ja arriti ta ndalonte të dyshuarën kur ajo u përpoq t’u kalonte të dhënat e inteligjencës, rusëve.
Sipas hetimeve, informatorja e dyshuar ishte banore e Ochakiitv.
Edhe
Dyshohet se është spiun rus, arrestohet anëtari i inteligjencës së Ukrainës
Për të mbledhur informacionet, ajo thuhet se udhëtoi nëpër të gjithë rajonin dhe filmoi vendndodhjen e objekteve ushtarake ukrainase.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës arreston vazhdimisht informatorë të dyshuar për mbledhjen e informacionit për Rusinë. / AP