Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina thotë se e ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për mineralet me SHBA-në

Yulia Svyrydenko

Foto: Associated Press

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për mineralet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka raportuar “BBC”.

Ministrja e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko ka deklaruar se kjo ka hapur rrugën për atë që ajo e quan një marrëveshje për partneritet ekonomik. 

Ajo ka thënë se një marrëveshje finale po ashtu do të përfshinte një fond investimesh për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët e SHBA-së kanë shprehur shpresë se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës. 

Svyrydenko ka njoftuar nënshkrimin e memorandumit në rrjetin social “X” por nuk ka dhënë detaje shtesë. 

“Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një momerandumi, që i hap rrugë një marrëveshjeje për partneritet ekonomik dhe krijimin e një fondi investimesh për rindërtimin e Ukrainës”, ka shkruar Svyrydenko. 

Nënshkrimi është bërë përmes një videothirrjeje me sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent. 

Edhe Çfarë përfshin marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet? Botë Çfarë përfshin marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet?

“Është substanciale ajo që jemi pajtuar më herët. Kur presidenti Zelensky ishte këtu, ne kishim një memorandum të mirëkuptimit. Ne shkuam direkt te marrëveshja e madhe, dhe mendoj është një marrëveshje 80 faqesh dhe kjo është çfarë do të nënshkruajmë”, ka deklaruar Bessent. 

Donald Trump po ashtu e ka përmendur marrëveshjen gjatë konferencës me lideren italiane, Giorgia Meloni, të enjten (dje). 

“Ne e kemi një marrëveshje për mineralet që mendoj se do të nënshkruhet të enjten ... të enjten e ardhshme. Shpejt. Dhe mendoj se do t’i përmbahen marrëveshjes. Pra do të shohim. Por ne kemi një marrëveshje për të”, ka deklaruar Trumpi.