Trupat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, që po qëndronte diku në fushëbetejë në tokat ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar momentin kur artileria e rëndë ruse po ndiqej nga dronët, derisa në një moment goditja nga lart bëri që sistemi të digjej si fishekzjarr.
“Shkatërrimi epik i sistemit rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, i ndjekur nga fishekzjarr nga shpërthimi”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Sulmi u krye nga brigada ukrainase “Pylli i Zi”.
Autoritetet thanë se ky sistem rus kushton rreth 45 milionë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtria ukrainase shkatërron dronin rus që kushton mbi 300.000 dollarë
-
Rusët në panik, goditja precize ua shkatërroi sistemin ushtarak
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
“Financial Times”: Rusia modifikon raketat dhe e vë në vështirësi sistemin mbrojtës të Ukrainës
-
Rusia sulmon rëndë Ukrainën pasi Trumpi u zotua t’i dërgojë asaj më shumë armë