Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina: Rusia mund të vazhdojë luftën me ritmin aktual edhe për një vit

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës beson se Rusia ka burimet ekonomike për të vazhduar luftën me ritmin e saj aktual edhe “për një vit tjetër”, shkruan BBC.

“Udhëheqja e Kremlinit ndoshta do të përpiqet të ngrijë luftën për një kohë në mënyrë që të bindë Perëndimin të heqë sanksionet, por më pas të vazhdojë agresionin”, thuhet në deklaratën e inteligjencës ukrainase.

“Burimet ekonomike të Rusisë do t'i lejojnë vendit pushtues të vazhdojë luftën me ritmin aktual edhe për një vit”, citohet të ketë thënë kjo agjenci.

Qëllimi i Rusisë është e gjithë Ukraina dhe jo vetëm Ukraina, shtoi njoftimi.