Forcat ruse kanë vetëm tre ditë të tjera karburant, ushqim dhe municione për të vazhduar luftën pas një prishjeje në zinxhirët e tyre të furnizimit, kanë thënë komandantët ushtarakë ukrainas, raporton të martën The Guardian.
Pretendimet për mungesa u përshkruan si “të besueshme” nga zyrtarët perëndimorë.
Raporti nga ukrainasit thuhet se është i besueshëm me prova se avancimi rus ka ngecur.
“Ne mendojmë se forcat ruse kanë përdorur shumë materiale duke përfshirë kategori të veçanta armësh dhe kemi parë raporte të izoluara të njësive të veçanta të cilave u mungojnë furnizimet e një lloji apo tjetër”, ka thënë një zyrtar.
“Është në përputhje me një avancim i cili është ndalur. Dështimet në zinxhirin logjistik ka qenë një nga arsyet që ato nuk kanë qenë aq efektive sa shpresonin”, ka thënë më tej ai.
Edhe
Komandantët rusë të nervozuar nga avancimi i ngadaltë, thotë zyrtari amerikan
Një zyrtar i Pentagonit shtoi se kishte probleme të vazhdueshme morale midis trupave ruse, me mungesë ushqimi dhe karburanti, si dhe ngrirje për shkak të mungesës së pajisjeve që i mbajnë ngrohtë.
“Ata po luftojnë në shumë fronte”, tha zyrtari amerikan.
-
Ukraina duket se po e humbet luftën ndaj Rusisë, thotë ish-ministri ukrainas
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Kremlini: Ka skaduar urdhri i Putinit për të mos goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës
-
Ushtria ukrainase publikon raportin, humbjet e trupave ruse në fushëbetejë