Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina rikthen kontrollin e disa zonave në Kharkiv

Kharkiv

Forcat ukrainase kanë rimarrë vendbanime të shumta në veri dhe lindje të Kharkivit, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Ushtria ka thënë se ka rimarrë fshatin Ruska Losova, në veri të qytetit, pavarësisht humbjeve dhe agresionit, shkruan Sky News.

Gjithashtu ushtria ka deklaruar se ka rimarrë edhe fshatin e Verkhyna Rohanka në lindje të Kharkivit.

Ukraina ka thënë se ka rimarrë disa fshatra javëve të fundit, duke ia bërë të vështirë Rusisë që ta sulmojë përsëri qytetin.